KALIFORNI, 9 shtator /ATSH-ANSA/ – Senati i Kalifornisë miraton një masë që vendos kufizime në kuotat e produktivitetit të punëtorëve.
Një masë që synon Amazon dhe që korrespondon me numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në depot e gjigantit të shitjes me pakicë.
Kjo masë pritet të kalojë për votim.
Masa ndalon vendosjen e kuotave të produktivitetit që pengojnë punonjësit e magazinave të bëjnë pushime, siç kërkohet nga ligji i shtetit, ose të përdorin banjën kur është e nevojshme.
Standardi gjithashtu kërkon nga operatorët e magazinave që përdorin kuotat e produktivitetit të ofrojnë një përshkrim të detajuar të objektivave që punonjësit duhet të arrijnë dhe pasojat e mundshme nëse nuk e bëjnë këtë./ /os/























