Ballina Bota

RUSI – Kremlini: Një samit Putin-Biden ende pezull

MOSKË, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Nuk ka bisedime specifike për një takim të ri mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

“Kontaktet ruso-amerikane mbahen në nivele të ndryshme, por nuk ka bisedime specifike për momentin’’, theksoi Peskov duke komentuar komentet e disa medieve sipas të cilave një samit i ri do të ishte në muajin tetor.

”SHBA-ja dhe Rusia duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën për t’i bërë ballë pandemisë”, theksoi gjithashtu Perskov para pak kohësh.

Presidenti Putin ka theksuar gjithashtu se pandemia ishte ”momenti i duhur për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit”./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakApeli vendos më 22 shtator ndaj ish-kryeprokurorit Llalla
Artikulli tjetërBalla pret përfaqësinë e shqiptarëve të Ukrainës: Vëmendje të veçantë diasporës