TIRANË, 9 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Për këtë arsye edhe për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.
Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-4m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 8m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/28 | diell re |
| Kukës | 16/24 | diell re shi |
| Lezhë | 18/27 | diell re |
| Dibër | 13/23 | diell re shi |
| Durrës | 17/26 | diell re |
| Tiranë | 18/28 | diell re |
| Elbasan | 16/27 | diell re shi |
| Berat | 14/27 | diell re |
| Vlorë | 16/24 | diell re |
| Korçë | 12/20 | diell re shi |
| Gjirokastër | 13/25 | diell re |
| Sarandë | 16/25 | diell re |






















