Ballina Bota

COVID-19 – COVAX shpreson vaksinimin e 20 për qind të popullsisë në vendet e varfra

GJENEVË, 8 shtator /ATSH-AFP/ – COVAX ka rishikuar parashikimet duke shpresuar që të paktën tani të mund të vaksinojë kundër koronavirusit të ri 20 për qind të popullsisë në vendet e varfra, deri në fund të vitit, shumë më poshtë ambicieve të tij fillestare.

Ky mekanizëm financimi ndërkombëtar, i themeluar në veçanti nga Aleanca e Vaksinave (Gavi) dhe OBSH, supozohet t’u mundësojë 92 shteteve dhe territoreve të paprivilegjuara të kenë qasje falas në vaksina, të financuara nga kombe më të pasura.

“Nga ana e tij, COVAX deri më tani ka qenë në gjendje të shpërndajë 243 milionë doza në 139 vende të paprivilegjuara”, tha në një konferencë shtypi, Ann Ottosen, nga sektori i furnizimeve të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në një konferencë për shtyp.

“Shumica e vendeve në botë tashmë kanë marrë doza të COVAX. Ky është vetëm fillimi”, shpjegoi Dr. Seth Berkley, i cili kryeson Gavi-n.

“Ne presim që të kemi 1,1 miliardë doza shtesë për t’u dorëzuar deri në fund të vitit”, shtoi ai.

Por Gavi dhe OBSH denoncojnë rregullisht pabarazinë e dukshme në aksesin ndaj vaksinimit midis popullatave në vendet e varfra dhe të pasura./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria buzëqesh”, 1,567,313 vaksinime deri tani
Artikulli tjetërVritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës