Ballina Ekonomi

“Pensioni në adresë”, alternativa më e mirë për çdo pensionist

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Marika Zisi ka zgjedhur që pensionin e saj ta marrë përmes Postës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se “pensioni në adresë” është alternativa më e mirë për çdo pensionist, për të shmangur radhët dhe kursyer kohë.
“Për përfitimin e këtij shërbimi pensionisti ose një i afërm i tij duhet të plotësojnë formularin përkatës pranë zyrës postare, ku tërheq pensionin”, tha Denaj.

Ndërkohë, Marika shprehet se pensionin në shtëpi e merr prej 16 vitesh. “Jam shumë e kënaqur dhe këtë shërbim ua rekomandoj edhe të tjerëve që këtë shërbim ta marrin në shtëpi”, theksoi ajo.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, numri i pensionistëve në fund të vitit 2020 ishte 665,863. Nga këto, 544,205 ishin pensione pleqërie, 69,648 pensione invaliditeti dhe 52,010 pensione familjare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKopshtet komunitare në Korçë, model që inkurajon iniciativa edhe në qytete të tjera
Artikulli tjetërSoreca: Parlamenti i ri të shtyjë përpara zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin