Ballina Bota

SHBA – OKB: Afganët të ndërpresin dhunën

NJU JORK, 5 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi të gjithë afganëve të ndërpresin menjëherë dhunën, në një raport të dërguar në fundjavë në Këshillin e Sigurimit, në sfondin e frikës për një luftë të re civile në Afganistan.

“Kërkoj fundin e menjëhershëm të dhunës, respektimin e sigurisë dhe të drejtave të të gjithë afganëve dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Afganistanit, duke përfshirë këtu çdo marrëveshje ndërkombëtare ku ai bën pjesë”, shkruan ai në këtë dokument të papublikuar ende.

”U bëj thirrje talebanëve dhe të gjitha palëve të tjera që të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar që nevojat humanitare të mund të plotësohen”, thekson ai gjithashtu në këtë dokument të realizuar me perspektivën e rinovimit të mandatit të misionit politik të OKB -së në Afganistan, që përfundon më 17 shtator./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 896 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetërBulevard “Blu” në Kamëz merr emrin “Nënë Tereza”, Spiropali: Në nder të emrit dhe misionit të saj