Ballina Flash

87 pacientë në kujdes intensiv mjekësor nga COVID-19

PRISHTINË, 5 shtator /ATSH/ Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 1207 pacientë  po marrin trajtim nga COVID-19, në klinikat  COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 1101 nga ta, të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

“Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre COVID-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 113 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 87  pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 161 pacientë

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë

Spitali i Pejës, 220 pacientë

Spitali i Gjilanit, 127 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

Spitali i Ferizajt, 80 pacientë

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadorja Kim nga maja e Korabit: Hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku
Artikulli tjetërDitët e Trashëgimisë, Margariti: Nxorëm nga pluhuri i harresës Qendrën Historike të Vlorës