Ballina Flash

75 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

PRISHTINË, 5 shtator /ATSH/ Spitali i Gjakovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 112 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid.

Sipas njoftimit, 94 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv.

“12 pacientë të konfirmuar negativ. 6 pacientë të pakonfirmuar, 75 pacientë me oksigjeno terapi, 3 pacientë në CPAP maskë, 1 pacient në respirator. Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, prandaj vaksinohuni”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurimi i teqesë së Kaninës, rilind monumenti i kategorisë së parë
Artikulli tjetërCOVID-19 – 75% e italianëve mbështesin pasaportën shëndetësore