Ballina Ekonomi

Siguria e produkteve për konsumatorët, ISHMT kontrolle në treg

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i angazhuar për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

ISHMT ka realizuar përgjatë periudhës 23 gusht-3 shtator, 22 inspektime për mbrojtjen e të drejtave të autorit, 31 inspektime për parapaketimet, 14 inspektime për mbrojtjen e konsumatorit, 18 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim, 4 inspektime për instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar, si dhe 10 inspektime për sigurinë e produkteve elektrike.

Sipas ISHMT-së, puna për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale, ashtu si për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të vijojë me intensitet.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Moderna gati për të kërkuar “ok” për dozën e tretë
Artikulli tjetërMASHTI rishikon udhëzuesin për mësim në kohë pandemie, skenari bazë rikthimi i plotë në shkolla