Ballina Flash

FSHF, hidhet shorti për Kategorinë e Dytë 2021-2022

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin e edicionit të ri duke nisur nga 19 shtatori, për t’u përmbyllur më 1 maj të vitit 2022. Këtë të premte, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të kësaj kategorie për të dyja grupet, A dhe B, për dy fazat.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto skuadra: Oriku, KSSH Veleçiku, FK Elbasani, Luzi 2008, F.C. Bulqiza, KF Gramshi, Iliria, KF Ada, FC Internacional Tirana, KF Klosi, Shënkolli, Murlani.

Në grupin B, do të jenë: Flamurtari FC, KF Sopoti, Labëria FC, KF Devolli, KF Naftëtari, FK Tepelena, SHS Albpetrol, SHS Përmeti, FK Këlcyra, FC Gramozi, FK Memaliaj, AF Luftëtari.

Shorti u hodh në praninë e përfaqësuesve të klubeve të Kategorisë së Dytë, nga shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani si dhe specialisti në Sektorin e Garave, Endi Hyka.

Kalendari i plotë për të dyja grupet:

https://fshf.org/wp-content/uploads/2021/09/Kalendar-Kategoria-e-Dyte-Grupi-A-sezoni-21-22.pdf

https://fshf.org/wp-content/uploads/2021/09/Kalendar-Kategoria-e-Dyte-Grupi-B-sezoni-21-22.pdf

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU-21 fitojnë ndaj Akademisë së Futbollit, lista pëson sërish ndryshime
Artikulli tjetërMenaxhimi i zjarreve, Rama: Modernizim deri në fund i Mbrojtjes Civile