TIRANË, 3 shtator/ATSH/ 200 shkolla i shtohen në vitin shkollor 2021-2022 projektit të rëndësishëm të shkollave si qendër komunitare.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cila informoi mbi masat që janë marrë për fuqizimin dhe rritjen e numrit të shkollave qendër komunitare.
Kushi tha se “kjo do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit, harmonizimit dhe hapjen e shkollave për komunitetin”.
Hapja e shkolla komunitare ka në fokus forcimin e mëtejshëm të partneritetit shkollë-familje-komunitet.
Shkollat komunitare ofrojnë larmi aktivitetesh sportive, kulturore dhe artistike.
Po ashtu, ato janë ndihmëse në përmirësimin e arritjeve dhe zhvillimin e potencialit të çdo nxënësi.
Shkolla nuk konceptohet më si një mjedis i veçuar, por si institucion në shërbim të të gjithëve.
/j.p/r.e/























