Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/9/2021

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan Joe Biden pret homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus përurojnë Qendrën Globale për Mbledhjen e Inteligjencës për Pandemitë dhe Epidemitë.

KINË – Vizitë e të Dërguarit Special të SHBA-së për Klimën, John Kerry.

VENECIA (Itali) – Edicioni i 78-të i Festivalit të Filmit, Mostra.

ATHINË (Greqi) – Hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 për kujdestarët dhe punonjësit shëndetësorë.

OSLO (Norvegji) – Hyjnë në fuqi kufizimet për skuterët elektrikë.

DANIMARKË – Përfundon paraqitja e detyrueshme e certifikatës shëndetësore për të hyrë në bare dhe restorante.

BLED (Slloveni) – Forumi Strategjik Vjetor i krerëve të qeverive nga Evropa Qendrore, me pjesëmarrjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

BELGJIKE – Lehtësohen një pjesë e kufizimeve kundër COVID-19.

ROMË (Itali) – Protesta nga kundërshtarët e certifikatës shëndetësore kundër COVID-19.

VJENË (Austri) – Takimi i ministrave të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Aleatëve të saj (OPEP+).

KRANJ (Slloveni) – Takimi i ministrave evropianë të Mbrojtjes.

MONTREAL (Kanada) – Hyn në fuqi pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19 në provincën e Kebekut.

ALGJERI – Fillon prodhimi lokal i vaksinës ruse antiCOVID-19 Sputnik V.

RIO DE JANEIRO (Brazil) – Hyn në fuqi paraqitja e detyrueshme e certifikatës shëndetësore në vende të ndryshme publike në qytet, përfshirë zonat turistike.

FARO (Portugali) – Futboll: Kupa e Botës 2022/Kualifikimet: Evropë/ Grupi A: Portugali-Irlandë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 1 shtator 201
Artikulli tjetërCOVID-19 – Von der Leyen: BE ka arritur objektivin e imunizimit të plotë të 70 për qind të të rriturve