UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan Joe Biden pret homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus përurojnë Qendrën Globale për Mbledhjen e Inteligjencës për Pandemitë dhe Epidemitë.
KINË – Vizitë e të Dërguarit Special të SHBA-së për Klimën, John Kerry.
VENECIA (Itali) – Edicioni i 78-të i Festivalit të Filmit, Mostra.
ATHINË (Greqi) – Hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 për kujdestarët dhe punonjësit shëndetësorë.
OSLO (Norvegji) – Hyjnë në fuqi kufizimet për skuterët elektrikë.
DANIMARKË – Përfundon paraqitja e detyrueshme e certifikatës shëndetësore për të hyrë në bare dhe restorante.
BLED (Slloveni) – Forumi Strategjik Vjetor i krerëve të qeverive nga Evropa Qendrore, me pjesëmarrjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
BELGJIKE – Lehtësohen një pjesë e kufizimeve kundër COVID-19.
ROMË (Itali) – Protesta nga kundërshtarët e certifikatës shëndetësore kundër COVID-19.
VJENË (Austri) – Takimi i ministrave të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Aleatëve të saj (OPEP+).
KRANJ (Slloveni) – Takimi i ministrave evropianë të Mbrojtjes.
MONTREAL (Kanada) – Hyn në fuqi pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19 në provincën e Kebekut.
ALGJERI – Fillon prodhimi lokal i vaksinës ruse antiCOVID-19 Sputnik V.
RIO DE JANEIRO (Brazil) – Hyn në fuqi paraqitja e detyrueshme e certifikatës shëndetësore në vende të ndryshme publike në qytet, përfshirë zonat turistike.
FARO (Portugali) – Futboll: Kupa e Botës 2022/Kualifikimet: Evropë/ Grupi A: Portugali-Irlandë./ /ervo/
