Ballina Flash

Shkodër, arrestohet 35-vjeçari për falsifikim kartëmonedhash

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ -Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Mark Cumrakun, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave, si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDogji një sipërfaqe toke në Shijak, procedohet penalisht autori
Artikulli tjetërTrajtim me metoda të avancuara, Manastirliu: Mbi 4 mijë procedura nga ekipi i Hemodinamikës në QSUT