TIRANË 31 gusht /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Bulqizës ka përfunduar të gjitha përgatitjet për përgatitjen e institucioneve arsimore për nisjen e mësimit më 1 shtator.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili njofton se institucionet arsimore në të gjithë territorin e bashkisë hapin dyert më 1 shtator për të pritur nxënësit dhe mësuesit.
“Një ditë para fillimit të vitit shkollor, pothuajse të gjitha shkollat tona janë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit. Ndërkohë, puna do të vijojë edhe në ditët e para të shtatorit në të gjitha njësitë administrative për të mos lejuar asnjë pengesë infrastrukturore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha ai.
Po ashtu, Alla shton se “pas një periudhe të gjatë e të vështirë të dy viteve të fundit, nxënësit dhe stafet tona pedagogjike meritojnë vëmendje të veçantë”.
/j.p/r.e/























