NJU-JORK, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Territori afgan të mos përdoret për të kërcënuar ose sulmuar ndonjë vend, për të pritur ose stërvitur terroristët, për të planifikuar ose financuar akte terroriste, thuhet në projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në pritje për t’u miratuar, e hartuar nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Drafti riafirmon “rëndësinë e mbështetjes së të drejtave të njeriut, përfshirë ato të grave, fëmijëve dhe pakicave”.
Për më tepër, “kërkohet gjithashtu të forcojë përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare për Afganistanin dhe të gjitha palëve u kërkohet të lejojnë qasje të plotë, të sigurt dhe të papenguar në Kombet e Bashkuara, agjencitë dhe partnerët e saj”./ /ervo/






















