KABUL, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Një shpërthim u dëgjua sot në Kabul, në afërsi të aeroportit, ku perëndimorët po përfundojnë operacionet e tyre të evakuimit, duke rritur frikën për një sulm të ri, tri ditë pas një sulmi vdekjeprurës.
“Shpërthimi u shkaktua nga goditja me raketa, që “sipas raporteve fillestare goditi një shtëpi”, tha një zyrtari i ish-qeverisë së rrëzuar dy javë më parë nga talebanët.
Në mbrëmjen e së enjtes, një sulm kamikaz, i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik në Khorasan (ISIS-K), rival i talebanëve, u kthye në një gjakderdhje, duke vrarë më shumë se njëqind persona, shumica prej tyre afganë të grumbulluar para aeroporti me shpresën për të ikur nga talebanët, si edhe 13 ushtarë amerikanë.
Të shtunën, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se një sulm i ri i afërt ishte “shumë i mundshëm” në këtë zonë, disa ditë para tërheqjes së planifikuar të trupave të tij nga vendi, sinonim i largimit të Perëndimit, më 31 gusht.
Talebanët rimorën papritur pushtetin më 15 gusht, duke hyrë në Kabul pa luftë.
Që atëherë, më shumë se 110 000 persona janë larguar nga vendi./ /ervo/






















