Ballina Bota

ANKARA-Turqia fillon evakuimin e forcave nga Afganistani

ANKARA, 26 gusht /ATSH- AA/ Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se vendi ka filluar evakuimin e trupave të saj nga Afganistani.

“Forcat e Armatosura turke po kthehen në atdheun tonë me krenarinë e përmbushjes me sukses të detyrës që u është besuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se që nga viti 2002, Forcat e Armatosura turke kanë operuar në Afganistan në misionet e OKB-së, NATO-s dhe marrëveshjeve dypalëshe për të kontribuar në paqen, mirëqenien dhe stabilitetin e popullit afgan.

Ai shtoi se trupat turke ndërhynë së bashku me ushtarët e vendeve të tjera gjatë kaosit dhe siguruan sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul.

Në deklaratë theksohet se rreth 1.129 civilë turq u evakuuan me avionë ushtarak gjatë këtij procesi.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Uellsi i Ri Jugor i Australisë, për herë të parë mbi 1000 të infektuar
Artikulli tjetërReshjet e shiut shuajnë vatrat e zjarrit në Kukës, Tropojë dhe Has