Ballina Ekonomi

Tregu valutor, forcohet euro bie dollari

TIRANE, 24 gusht /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.09 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0.02 lekë në kuotën e këmbimit me 121.71 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Ndryshe nga monedha e gjelbër amerikane që ra në vlerën e 103.70 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve në këtë periudhë, që përkon me fundin e sezonit turistik. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 103.70 -0.09
Euro EUR 121.71 +0.02
Poundi Britanik GBP 142.25 +0.41
Franga Zvicerane CHF 113.64 +0.41
Jeni Japonez (100) JPY 94.51 +0.22
Dollari Australian AUD 75.03 +0.55
Dollari Kanadez CAD 82.15 +0.64
Korona Suedeze SEK 11.92 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.69 +0.08
Korona Daneze DKK 16.37 +0.01
SDR SDR 147.10 +0.11
Ari(OZ 1) XAU 187006.36 +1,512.87
Argjend(OZ 1) XAG 2454.58 +27.97
Juani Kinez (onshore) CNY 16.01 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 16.00 +0.01
Lira Turke TRY 12.32 +0.05
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI- Ekonomia përballet me deficitin e dytë më të lartë që nga viti 1990
Artikulli tjetërPa kontroll teknik, nxirret jashtë shërbimit një linjë autobusësh në kryeqytet