ATHINË, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Zjarre të reja shpërthyen sot pranë Athinës, duke shkaktuar një valë evakuimesh, përfshirë në vendet tashmë të kërcënuara nga zjarri i javës së kaluar.
Zjarrfikësit nga Greqia dhe Rumania, të ndihmuar nga gjashtë helikopterë dhe pesë avionë zjarrfikës, luftuan një zjarr pyjor, që doli jashtë kontrollit 60 kilometra në veriperëndim të Athinës.
Mbrojtja Civile urdhëroi evakuimin e disa fshatrave, përfshirë Vilia-n, ku zjarret e javës së kaluar po shuheshin.
“Pati 34 zjarre të reja në të gjithë vendin, që shpërthyen në 24 orët midis të dielës dhe të hënës”, sipas brigadës greke të zjarrfikësve, që vuri në dukje se shumica e zjarreve ishin vënë nën kontroll.
Erërat e forta nxitën flakët në shumë zona./ /ervo/























