PRISHTINË, 22 gusht /ATSH/ Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha qytetet e Kosovës ka vendosur 663 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Policia gjithashtu ka vendosur edhe 954 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale.












