Ballina Ekonomi

Akti Normativ, fond shtesë prej 2 miliardë lekësh për programet e zhvillimit

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Në Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2021 qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 2 miliardë lekësh për programet e zhvillimit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se “mbështetja buxhetore përmes Aktit Normativ është për vijimin e veprave të rëndësishme infrastrukturore, zhvillimit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë”.

“2 miliardë lekë për projektet me financim të huaj në vazhdimin e programit IPARD ll dhe ndërtimin e bypass-it të Vlorës”, tha Denaj.

Programi IPARD II adreson mbështetje financiare me grante për fermerët ne zhvillimin e bujqësisë. Ndërkohë që me mbështetjen e qeverisë dhe të donatorëve pritet të përfundojë bypass i Vlorës, një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në vendin tonë me impakt në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi Groenlandë bie për herë të parë shi
Artikulli tjetërCOVID-19 – Pse fëmijët preken më rrallë?