Ballina Flash

757 pacientë të shtruar nga COVID-19, 610 me oskigjeno-terapi

PRISHTINË, 21 gusht /ATSH/ Rritja e rasteve me COVID-19 ka rënduar tej mase gjendjen në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 757 pacientë janë shtruar në klinikat COVID-19 dhe spitalet rajonale, 610 prej tyre me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

757 pacientë të shtruar në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

653 të konfirmuar COVID-19 pozitivë

610 me oksigjeno-terapi

26 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 278 pacientë të shtruar, 249 prej tyre COVID-19 pozitivë, 237 me oksigjeno terapi

– Klinika Infektive, 118 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 79 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 108 pacientë
– Spitali i Pejës, 114 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 92 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAngelina Jolie debuton në Instagram me një letër nga një vajzë afgane
Artikulli tjetërCOVID-19 – EMA: Ende nuk është përcaktuar nëse nevojitet doza e tretë