Ballina Ekonomi

Rritje e punësimit në bujqësi me 20% në 6-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Punësimi në sektorin rural shënoi një përmirësim të ndjeshëm edhe në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, (ISSH) kontributet e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë u rritën 20%, për periudhën janar-qershor 2021.

Në sektorin rural në janar-qershor 2021 janë punësuar me sigurime rreth 52 mijë persona, ose 8672 persona më shumë se një vit më parë.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, politikat e zhvillimit dhe programet e financimit të drejtëpërdrejtë të fermerëve kanë nxitur angazhimin e fermerëve në aktivitete të ndryshme rurale, nga prodhimi bujqësor, blegtoral, agrobiznesi e deri deri tek agroturizmi.

Sipas tyre, fakt është që tashmë ekonomitë rurale krahas modelit të vetëpunësimit familjar po orientohen në zgjerimin e punësimit në mbi 10 persona, në varësi edhe të zhvillimit të aktivitetit të tyre, duke kontribuar në rritjen e angazhimit me punë në këtë sektor. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpyllëzimi në Amazonë redukton reshjet e shiut
Artikulli tjetërTakimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria është gati të presë mijëra afganë