Ballina Flash

Puna gjatë natës rrit rrezikun e çrregullimit të ritmit të zemrës

ANKARA, 20 gusht /ATSH-AA/ – Një studim i ri ka zbuluar se ata që punojnë natën kanë rrezik më të lartë për një çrregullim të ritmit të zemrës.

Sipas një studimi të zhvilluar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Shangait ”Jiao Tong” dhe i publikuar në ”European Heart Journal”, janë ekzaminuar të dhënat shëndetësore të 286 353 punonjësve.

Studiuesit zbuluan se punonjësit e turneve të natës kanë një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me fibrilacion atrial (AF), gjendja e zemrës që shkakton një ritëm të çrregullt dhe në përgjithësi të shpejtë të zemrës, sesa ata që punojnë gjatë ditës.

Studimi zbuloi se ata që punonin në turnin e natës kishin një rrezik prej 12 për qind më shumë të fibrilacionit atrial në krahasim me ata që punonin gjatë ditës.

Kjo përqindje është rritur në 22 tek ata që kanë punuar 10 vite ose më shumë se 3 deri 8 netë mesatarisht.

Lu Chi nga Departamenti i Shëndetit Publik i universitetit ”Tulane” tha se përqindja e diagnostikimt të grave që punojnë më shumë se 10 vite në turnin e dytë është më i lartë se tek meshkujt.

“Zbuluam se gratë që punojnë natën kanë 64 për qind më shumë rrezik sesa gratë që punojnë ditën”, tha ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak29% më pak të shtruar në spitale gjatë 2020-ës, krahasuar me 1 vit më herët
Artikulli tjetërBankat rritën me 22% të ardhurat nga tarifat dhe komisionet