Ballina Flash

Taskforca e Transportit Rrugor, kontrolle për mjetet me mangësi teknike

TIRANË 19 gusht /ATSH-I.Vata/ Taskforca e Transportit Rrugor vazhdon kontrollet e mjeteve me mangësi teknike dhe ndotje me nivel të lartë në akset kombëtare 24 orë çdo ditë.

Gjatë aksioneve në terren, taskforca ka intensifikuar kontrollet në lidhje me mjetet me mangësi të dukshme teknike si nivel i lartë ndotjeje, goma të dëmtuara dhe ngarkesa të pasistemuara.

“Është detyrim i drejtuesit të mjetit/subjektit të garantojë gjendje optimale teknike dhe funksionale për mjetin çdo herë që del në rrugë. Respektimi i këtyre kritereve bën të mundur udhëtim dhe rrugë më të sigurta, mbrojtje të rrugëve që janë pasuri publike, por mbi të gjitha qarkullim të sigurt. Drejtuesit e mjeteve dhe subjekteve do penalizohen me masa administrative, deri në pezullim licence dhe aktiviteti”, thuhet në njoftim.

Taskforca është e pranishme  në të gjitha akset kombëtare 24 orë çdo ditë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrehimi i afganëve, Rama për “Il Foglio”: Mikpritja është detyra jonë
Artikulli tjetërTotali i aktiveve në sistemin bankar arriti vlerën 1.645 trilion lekë