Ballina Flash

Pukë, era e fortë e vështirëson punën për shuarjen e zjarreve

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Në bashkinë e Pukës vijon puna për shuarjen e zjarreve të rëna ditët e fundit.

Konkretisht në vatrën e zjarrit, vendi i quajtur Qershizë, Fushë Kumulli po punohet për shuarjen e flakëve, por era e fortë e vështirëson punën e forcave të angazhuara në terren.

Sipas bashkisë, zjarri mbetet aktiv në një vijë lineare prej 6 km, sipërfaqe me pyll pishe dhe barishte.

“Nisur nga eksperienca e ditëve të kaluara, zjarri zgjeron intensitetin në orët e drekës,  çfarë shpresojmë mos të ndodhë dhe sot”, thekson bashkia.

Aktualisht në terren janë të angazhuara forcat e Ushtrisë, Shërbimi Pyjor dhe ai Zjarrfikës.

Gjatë ditës së sotme u bë e pamundur ndërhyrja nga ajri për shkak se helikopterët e angazhuar po kryejnë operacione në bashkitë e tjera ku zjarret janë pranë zonave të banuara.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan, procedohen penalisht dy shtetas për zjarrvënie
Artikulli tjetërFOKUS – Qindra afganë në aeroportin e Kabulit me shpresën për t’u larguar