TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Akreditimi, është një mekanizëm që shërben në rritjen e besueshmërisë dhe ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse laboratorët e provave, organizmat e inspektimit, certifikimit plotësojnë detyrimet specifike.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se akreditimi, është ekzaminim dhe komformitet sipas standardeve ndërkombëtare.
Bizneset përmes akreditimit kanë më shumë gjasa të tërheqin konsumatorë që kërkojnë cilësi dhe të rrisin shitjet.
Denaj thekon se, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit siguron vërtetimin që organizmat e akredituar që ofrojnë shërbime testimi, ekzaminimi, kalibrimi, certifikimi dhe inspektimi, kanë kompetencë teknike dhe paanshmëri për të kontrolluar konformitetin e produketeve dhe shërbimeve kundrejt standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare.
Sipas saj, laboratorëve kalibrues, akreditimi ju siguron: gjurmueshmëri metrologjike të rezultateve të kalibrimit, gjurmueshmëri të operacioneve dhe regjistrimeve; përputhje me metoda që ju njihet vlefshmëria;besueshmëri të etaloneve dhe instrumentave matës. /j.p/













