Ballina Bota

GREQI – Zjarret detyrojnë evakuimin e pesë komuniteteve

ATHINË, 17 gusht /ATSH-ANA/ – Situata me zjarret në Vilia është e vështirë pasi pesë komunitete të tjera, ato të Theas, Panoramas, Palaiohorit, Paliokoundouras dhe Aghia Sotiras, u evakuuan, përfshirë edhe azilin e pleqve ”Panaghia Faneromeni”.

Flakët e zjarreve janë përhapur në një front të madh dhe iu janë afruar zonave të banuara.

Që në orët e para të mëngjesit, mjetet ajrore filluan punën, veçanërisht në Vilia, ku u përfshinë gjashtë helikopterë dhe pesë avionë, përfshirë atë rus ”Beriev-200”.

Përsa i përket forcave tokësore, 330 zjarrfikës po veprojnë në zonë, përfshirë 115 automjete si dhe forcat e siguruara nga Mekanizmi Evropian dhe Politika e Mbrojtjes Speciale.

Polonia po merr pjesë me 143 zjarrfikës me 46 automjete.

Qendra Operative Operative OLYMPUS është siguruar për të ndihmuar në koordinimin e forcave./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Festivali i Venecias rikthen filmin politik
Artikulli tjetërSistemimet dhe riparimet e fundit nëpër shkolla, Kushi: Çdo gjë gati për vitin e ri shkollor