ROMË, 17 gusht /ATSH-ANSA/ – Facebook ka njoftuar se ka ndaluar talebanët nga platforma e vet dhe të gjitha përmbajtjet në mbështetje të grupit, të cilin rrjeti social e konsideron një organizatë terroriste.
Sipas raporteve nga BBC, gjiganti i themeluar nga Mark Zuckerberg ka formuar një ekip ekspertësh afganë të përkushtuar për heqjen e përmbajtjes që lidhet me talebanët, të cilët prej vitesh përdorin rrjetet sociale për të përhapur mesazhet e tyre.
Përveç Facebook -ut, vendimi vlen edhe për platformat Instagram dhe WhatsApp./ a.jor.























