Ballina Flash

Cikalleshi e nis me gol sezonin në Turqi

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, duket se është në formë të mirë, pasi e ka nisur këtë sezon me gol në kampionatin elitar turk. Bomberi i Kombëtares ka shënuar golin e fitores për Konyaspor, që e ka nisur kampionatin me një fitore 1-0 ndaj Sivasporit.

Cikalleshi e nisi sfidën si titullar dhe në minutën e 88-të përfiton nga një gabim i mbrojtësit të fundit, duke rrëmbyer topin dhe pas një galopimi, ku dribloi edhe portierin, e dërgoi sferën në rrjetë. Gol që kishte vlerën e tre pikëve për klubin e Konyaspor.

Në këtë takim në fushë si titullar ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Endri Çekiçi, i cili u zëvendësua vetëm në minutat shtesë.

Një gol mjaft i rëndësishëm për shqiptarin dhe një lajm i mirë edhe për Kombëtaren që shumë shpejt do të nisë përgatitjet për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Cikalleshi ka qenë një nga pikat kyçe të përfaqësueses shqiptare sezonin e fundit dhe duke parë formën aktuale pritet të jetë sërish një nga shtyllat kryesore të sulmit të Shqipërisë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdarja nga jeta e legjendës gjermane Gerd Myler, Duka mesazh ngushëllimi
Artikulli tjetërVeliaj: Zjarri në “Sarajet e Toptanit” i qëllimshëm, ta harrojnë që aty do ketë ndërtim