Ballina Flash

Pelikani kaçurrel shfaqet edhe në Liqenin e Shkodrës

TIRANË 16 gusht /ATSH-I.Vata/ Pelikani kaçurrel është parë sot në Liqenin e Shkodrës.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër e cila poston një video me pamje të pelikanit kaçurrel në Liqenin e Shkodrës.

Në Shqipëri, Liqeni i Shkodrës, një nga habitatet më të banuara nga specie të ndryshme fluturakësh, po rikthehet në gjendjen e vet tradicionale pas vendosjes së moratoriumit mbi gjuetinë e paligjshme.

Nga specialistët e mjedisit në këtë zonë janë vërejtur mjaft specie të rikthyera duke e populluar atë. Një ndër të rrallët është edhe Pelikani Kaçurrel, një nga speciet e pakta në Europë që deri tani ka shfrytëzuar si strehën e tij të fundit Lagunën Divjakë-Karavasta.

Pelikani Kaçurrel (Pelecanus crispus) është shpend fluturues, folebërës nga familja e pelikanëve. Popullata më e madhe e këtij lloji të pelilkanëve gjendet në lagunën Karavastasë në Shqipëri.

Në Maqedoni gjendet në Liqenin e Prespës. Takohet edhe në liqenin e Shkodrës dhe në rezervatin Srebrna në Bullgari.

Pelikani kaçurrel në pjesën e pasme ka pendë kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri e errët, ndërsa gjoksi është si i bardhë. Në majat e krahëve ka pak pendë të zeza.

Gjatësia e trupit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha measatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarkle dëshpërimisht e trishtuar për mungesën në ditëlindjen e Obamës
Artikulli tjetërKomedia “V në kub” në skenën e teatrit “Bylis” në Fier