Ballina Flash

Komedia “V në kub” në skenën e teatrit “Bylis” në Fier

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Për tre netë me radhë, artdashësit fierakë kanë mundësi të ndjekin në skenën e teatrit “Bylis”, komedinë “V në kub” nga Sara Bogati, e cila çel sezonin e ri teatror në Fier.
Komedia, e cila u vendos në skenë mbrëmjen e djeshme, do t’u ofrohet artdashësve fierakë edhe në datat 16 dhe 17 gusht, duke çelur kështu siparin e projekteve të reja artistike në skenën e teatrit “Bylis”.
Me regji të artistit shkodran Bruno Shllaku, komedia vjen nën interpretimin e aktoreve të mirënjohura fierake, Miola Sitaj, Mimoza Marjanaku dhe Rudina Nallbani.
Komedia ka në qendër të saj jetën sentimentale të tre grave të reja, me profesione të ndryshme në kërkim të dashurisë së tyre.

Ajo trajton barazinë gjinore dhe shumë probleme aktuale të kohës.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPelikani kaçurrel shfaqet edhe në Liqenin e Shkodrës
Artikulli tjetërKontrolle intensive gjatë fundjavës, arrestohen 43 drejtues mjetesh, 4981 masa administrative