Ballina Ekonomi

Rama: Zemra e rilindur e Laçit së shpejti jetëzohet me 524 apartamente

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Laçit së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, ku familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 do të kenë banesat e tyre të reja.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i rindërtimit në Laç.

“MIRËMËNGJES, dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara.

Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare.

Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve evropiane.

Pallatet e reja, spitali i ri, godina e re e bashkisë shkollat dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar.

Ndërkohë në gjithë bashkinë Kurbin ndërtohen nga e para 6 godina arsimore, 4 shkolla dhe 2 kopshte dhe rikonstruktohen 3 të tjera.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI vunë zjarrin Malit të Tomorit, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim
Artikulli tjetërFOKUS – Ekspertët: Zhdukja e Covid-19 është e mundur