Ballina Bota

SHBA – Blinken: Një luftë në Detin e Kinës Jugore do të ishte shumë e rëndë

NJU JORK, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Sërish shkëmbim i ashpër replikash mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, këtë herë për çështjen e Detit të Kinës Lindore, që konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve.

“Një konflikt në Detin e Kinës Jugore, ose çfarëdo lloj oqeani, do të kishte pasoja serioze globale për sigurinë dhe për tregtinë”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë një takimi me video-konferencë me Bordin e Sigurisë Detare, i kryesuar nga kryeministri indian, Narendra Modi.

”Kur një shtet nuk ka pasoja për injorimin e këtyre rregullave, kjo ushqen pandëshkueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë”, vazhdoi ai duke nënvizuar shqetësimin e  Uashingtonit për veprimet që “frikësojnë dhe shqetësojnë vendet e tjera nga qasje ligjore e tyre te burimet detare”.

Kina u kundërpëgjigj menjëherë me anë të zëvendësambasadorit të saj në OKB, Dai Bing, i cili akuzoi SHBA-në se “po krijon probleme nga asgjëja”.

”SHBA po dërgon anije dhe avionë ushtarakë në mënyrë arbitrare në Detin e Kinës Jugore si provokim dhe përpjekje publike për të krijuar një pykë në vendet e rajonit”, deklaroi Dai.

“I njëjti shtet është bërë kërcënimi më i madh për paqe dhe stabilitet në Detin e Kinës Jugore”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak33-vjetori i ekzekutimit të Havzi Nelës, Basha: Një nga aktet më barbare nga regjimi komunist
Artikulli tjetër11.500 seanca radioterapie falas në Spitalin Onkologjik-QSUT