Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni sërish sanksione kundër Bjellorusisë

UASHINGTON, 9 gusht/ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të ndërmarrë një sërë sanksionesh ndaj figurave, kompanive dhe entiteteve bjelloruse, duke rritur presionin ndaj regjimin autoritar të Aleksandër Lukashenko-s, njoftoi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Një vit pas zgjedhjeve të presidentit të Bjellorusisë, të konsideruara si “mashtrim”, Biden pritet të nënshkruajë një dekret që ashpërson regjimin e sanksioneve amerikane në fuqi që nga viti 2006, duke e shtrirë atë në disa sektorë kryesorë të ekonomisë së këtij vendi.

Ky njoftim vjen menjëherë pas konferencës vjetore për shtyp të Lukashenko-s, i cili edhe një herë shpalli fitoren e tij në një votim “plotësisht transparent” përballë një opozite që po përgatiste një “grusht shteti”.

Sipas zyrtarit të lartë, duke zbatuar drejtpërdrejt këtë dekret të ri presidencial, Departamenti i Thesarit i SHBA-së do të ndërmarrë “sanksionet më të rrepta deri më sot” kundër kompanive, personaliteteve dhe entiteteve të Bjellorusisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – E panevojshme ndryshimi i vaksinës Pfizer për t’u pështatur me variantet
Artikulli tjetër30 vjet nga zbarkimi i anijes “Vlora” në Bari, Meta: Simbol i shpresës për jetë të re