Ballina Aktualitet

Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra


TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga operacioni nga ajri që ka nisur prej mëse 2 orësh, për fikjen e zjarreve në Karaburun.

“Nga Pashalimani ku kemi rifilluar prej 2 orësh operacionin nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun”, tha Peleshi, ndërsa ndau pamjen të helikopterit të angazhuar në këtë operacion.

Ministri Peleshi informoi po ashtu se në Dukat është rindezur zjarri dhe në Gjirin e Gramës në mesnatë u hap një vatër e re zjarri.

“Sot jemi edhe më shumë me ndihmën e helikopterëve nga Holanda, Chinook me kapacitet ujëmbajtës 10 mijë litra. Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra.
Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin”, tha Peleshi. /m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituatë me e qetë nga zjarret në vend, 2 vatra kritike, 8 janë nën monitorim
Artikulli tjetërMosdeklarim i të hollave në kufi, sekuestrohen 30 mijë euro në Kakavijë