TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se “do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre”.
“Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”, tha Çuçi.
Policia e Shtetit njoftoi sot se ka proceduar 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, përgjatë 24 orëve të fundit.





















