Ballina Flash

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/- Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Prishtina, komuna me më shumtë raste aktive me COVID
Artikulli tjetërAmbasadorja Kim: Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri