Ballina Flash

Samsung jo më numri një i telefonave inteligjentë në Evropë

ROMË, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Xiaomi ka kapërcyer Samsung duke marrë pozicionin e parë si lider në tregun e smartfonëve në Evropë, sipas Strategy Analytics.

Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i ka lejuar Xiaomi të dërgojë 12,7 milionë smartphone në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021, një shifër prej + 67,1% në bazë vjetore.

Si rezultat, gjiganti kinez tani mban 25,3% të celularëve në rajon.

Rritja e Xiaomi ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë.

Në veçanti, ”Mi” dhe ”Redmi” e shtynë shpejt kompaninë në epërsi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarri vazhdon të kërcënojë Parkun Kombëtar të Llogorasë
Artikulli tjetërKosovë, 221 raste të reja me COVID-19