Zjarri vazhdon të kërcënojë Parkun Kombëtar të Llogorasë

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Zjarri në pjesën perëndimore të gadishullit, vazhdon të kërcënojë rrezikshëm Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë bën të ditur se ndërhyrja është përqendruar për kontrollin e këtij rreziku dhe shmangien e zjarrit në zonën e pyllit halorë.

“Flakët në pyllin me pisha, në terrene të pa aksesueshme nga mjetet zjarrfikëse janë të pamundur për tu kontrolluar. Ndërkohë që zjarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zjarrfikse”, bën të ditur AdZM e Vlorës.

AdZM e Vlorës u kërkon banorëve dhe përdoruesve të territorit të jenë bashkëpunues në këtë situatë emergjence, pasi çdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të parikuperueshme për natyrën por edhe për jetët njerëzore.

“Zjarri është një forcë e pakontrollueshme, kujdesuni për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën. Në çdo rast konstatimi të zjarreve njoftoni sa më parë shërbimet zjarrfikëse dhe policinë“, apelon AdZM.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.