Ballina Aktualitet

Koçi-Bashës: Distancohu nga zjarrvënia

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi i bëri thirrje sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të distancohet nga zjarrvënia.

“Ti që kërkoke të bëhesh burrë shteti dhe që ta ngecën sërish partinë e Saliut! Ku e ke ndërgjegjen shtetërore dhe vizionin e liderit? Bën gërr-mërr për helikopterin se mund të jetë përdorur nga Kryeministri për arsye shtetërore, jo private”, tha Koçi.

Ai i bëri thirrje Bashës të dali dhe të flasë i shqetësuar për situatën. “Për zjarrin që ti adhuron si mjet politik, por që kësaj radhe po merr dhe jetë njerëzish. Thirri ndërgjegjes shoqërore të jetë vigjilente ndaj zjarrvënies”, tha Koçi.

Po ashtu, ai i bëri thirrje Bashës që të sensibilizojë organet ligjzbatuese që të zbulojnë e të ndëshkojnë të papërgjegjshmit e stinës.

“Kërko angazhim gjithëpërfshirës për t’i bërë ballë situatës. Shprehu mirënjohjen atyre qindra efektivëve të FA-së që po rrezikojnë dhe veten për të shpëtuar jetë, shtëpi e katandi! Pastaj kujtohu që je dhe opozitar i mjerë. Si PD-ja jote në Fier që është opozita ‘Poshtë inceneratori, rroftë inceneratori’. Thellohu Luli”, tha ai. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortofoli i kredisë për mikrofinancën arriti 39.2 miliardë lekë në fund të marsit
Artikulli tjetërSHBA – Biden i kërkon dorëheqjen guvernatorit të Nju Jorkut