Ballina Bota

MV – Zjarre aktive në disa rajone

SHKUP, 3 gusht /ATSH-MIA/ – Zjarret në rajonin e Kumanovës, Strumicës, Manastirit, Shtipit dhe Shkupit janë ende aktive, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Për shuarjen e zjarreve në mënyrë aktive kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ndërsa në disa pjesë për shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë.

Sipas gjendjes së zjarreve aktive deri sot në orën 09:30, zjarri i cili filloi në trekëndëshin ndërmjet fshatrave Stepance, Zheglane dhe Malotino në komunën Nagoriçan i Vjetër ende është aktiv.

Gjithashtu nga zjarret janë përfshirë edhe një pjesë e madhe e pyjeve./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK çon për gjykim ish-anëtarët e Kushtetueses, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo
Artikulli tjetërSkema Kombëtare, ulet vija e financimit për katër masa