Ballina Aktualitet

Kanal denoncimi antikorrupsion, Gjonaj fton qytetarët

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ftuar sot qytetarët që të denoncojnë çdo rast korrupsioni.

Gjonaj ka theksuar se tashmë qytetarët kanë një mundësi edhe më të shpejtë dhe të sigurt denoncimi, teksa ka vënë në dispozicion adresën e e-mail-it: [email protected]

“Denonco çdo rast korrupsioni! Tashmë keni një mundësi edhe më të shpejtë dhe të sigurt denoncimi! E-mail: [email protected]”, ka shkruar Gjonaj.

Gjonaj ka shtuar se, MD ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një kanal denoncimi për veprimet korruptive në institucionet pjesë e Rrjetit Antikorrupsion.

“Ministri i Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit pas konsolidimit të Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion, ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një kanal denoncimi për veprimet korruptive në institucionet pjesë e Rrjetit Antikorrupsion, 17 në nivel qendror dhe në tre prej tyre dhe në nivel vendor. Së bashku kundër korrupsionit!”, ka theksuar Gjonaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Dendias: Greqia dhe Turqia kanë ende qëndrime të ndryshme për shumë çështje
Artikulli tjetërPërfundon 50 % e punimeve në lotin II të Unazës së Madhe