TIRANË, 2 gusht/ATSH/ 75 kandidatë nga 163 kanë kaluar fazën e intervistimit për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
BKH njoftoi sot se, Komisioni i Përzgjedhjes në datë 30.07.2021, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit. Testi i Poligrafit fillon në datën 9 gusht. Për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollësishme kandidatët do të njoftohen me e-mail.
Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën për Kontrollin e Figurës, parashikuar në Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë kandidatët mund të informohen në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI: http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/
BKH thekson se, deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 06.09.2021.
BKH bën të ditur se faza e intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
/r.e/























