Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni detyron mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-MIA/ – Kryeqyteti amerikan, Uashington, sërish ka vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, pa dallim nëse qytetarët janë të vaksinuar apo jo.

Prefektja e Uashingtonit, Mjuriel Bouser paralajmëroi se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të shtunën dhe se do të zbatohen për të gjithë personat prej moshës dy vjeçare.

”E di që qytetarët e Uashingtonit i kanë ndjekur me kujdes udhëzimet për shëndetin publik dhe se do ta pranojnë këtë”, theksoi ajo.

”Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet për ta mbajtur Uashingtonin të sigurt”, theksoi prefektja.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFORMULA 1 – Hungaria stacioni i radhës
Artikulli tjetërFB syze që bëjnë fotografi dhe video pa kaluar nëpër një smartfon