Ballina Ekonomi

Kredia për individët u rrit me 83 % në qershor 

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Sistemi bankar po shfaq ecuri mjaft pozitive në kreditimin e  individëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë muajit qershor të këtij viti, kredia për individët u rrit me 83 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kredia për individët po mbështetet sidomos nga një kërkesë mjaft e lartë për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Ndërsa normat e ulëta të interesit dhe gatishmëria e bankave për të financuar në këtë segment ka nxitur individët të marrin hua për të investuar, kryesisht në banesa dhe sipërmarrje të reja biznesi.

Në fund të muajit qershor, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 624.4 miliardë lekë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet drejt Zvicrës shënuan rritje
Artikulli tjetërNdërtimi me 20,3 %, me peshën më të lartë në totalin e huadhënies