Ballina Bota

FOKUS – Skocia vrima e zezë e Evropës për drogën

EDIMBURG, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Skocia mbetet epiqendra evropiane e vdekjeve nga droga dhe sipas anketimeve rezulton e para për shtatë vite me radhë që nga viti 2013.

Raportimi zgjeron hendekun e madh brenda vetë Britanisë së Madhe midis këtij kombi dhe të tjerëve, me përqindje 3,5 më të lartë se ajo e njerëzve të vrarë nga droga, krahasuar me Anglinë apo Uellsin.

Në total, vdekjet vjetore midis të varurve nga droga të regjistruara në Skoci u rrit në 1 339 personave, nga 1 264 një vit më parë.

Është një rezultat shkatërrues edhe për qeverinë lokale të Edimburgut, të udhëhequr nga kryeministrja Nicola Sturgeon, e cila është e angazhuar për një referendum të dytë, post Brexit, për shkëputjen nga Britania e Madhe, por me sa duket në pamundësi për ta arritur atë.

“Këto janë të dhëna janë një turp kombëtar”, theksoi Sturgeon duke e pranuar fenomenin.

Në nivelin e renditjes kontinentale, tragjedia e drogës vazhdon të marrë më shumë viktima në proporcion mbi të gjitha në Evropën Veriore.

Pas Skocisë renditet Suedia dhe Norvegjia, e ndjekur nga Irlanda, Finlanda, Sllovenia, Danimarka, Kroacia, Austria, Estonia dhe Lituania./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbeti pa shtëpi pas tërmetit, familja e Gjergj Lamçellarit në banesë të re
Artikulli tjetër“Ballkani i hapur”, kreu i Shoqatës së Prodhuesve për ATSH: Mundësi për nxitjen e eksporteve