Ballina Flash

EMA miraton rritjen e prodhimit të vaksinës Moderna në SHBA

HAGË, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi sot intensifikimin e procesit të prodhimit të substancave aktive të vaksinës Moderna në dy vende në SHBA, që pritet të kenë një ndikim “domethënës” në furnizimin me vaksinat antiCOVID-19 brenda BE-së.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2021, zinxhiri amerikan i furnizimit do të sigurojë 40 milionë doza të vaksinës për tregun evropian”, tha rregullatori evropian në një deklaratë.

Që nga dhënia e autorizimit të kushtëzuar të marketingut për vaksinën Spikevax (Moderna), Komiteti për Produktet Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) i EMA-s ka autorizuar katër vende prodhimi për prodhimin e substancave aktive për këtë vaksinë, dy në SHBA dhe dy në Visp, Zvicër.

“Ky vendim i EMA riafirmon se të dyja vendet janë të afta të prodhojnë vazhdimisht substanca aktive me cilësi të lartë”, theksoi agjensia.

Sipas Komisionit Evropian, këtë javë rreth 70% e popullsisë së rritur në BE kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se gjysma e të rriturve (57%) janë plotësisht të vaksinuar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga 1 gushti, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë për turizëm
Artikulli tjetërSPANJË – Ekonomia kalon pritshmëritë e rritjes