Ballina Aktualitet

Raporti i OSBE/ODIHR, ambasada britanike: Rishikim gjithëpërfshirës të kuadrit ligjor

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri reagoi sot pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Ambasada britanike thekson se, OSBE/ODIHR në raport rekomandon një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ambasada britanike inkurajon të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe thekson nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

“OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme. Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në Tiranë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Shqetësim për infrastrukturën e re bërthamore të Kinës
Artikulli tjetërRregullore për funksionimin e tregut të peshkut në Shëngjin